Rama mbledh nesër në mëngjes Kryesinë e PS

Kryeministri Edi Rama do të mbledh ditën e nesërme Kryesinë në selinë e PS.

Takimi do të zhvillohet në orën 09:00 dhe ndër pikat kryesore është caktimi i datës së Asamblesë së Partisë Socialiste.

Mbledhja e nesërme vjen pak ditë pas ndryshimeve në qeveri, ku kryeministri Edi Rama shkarkoi zv.kryeministen Belinda, Ministren e Jashtme Elisa Spiropali dhe Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Ndërkohë këtë të hënë, Rama i dorëzoi presidentit Bajram Begaj, ndryshimet e fundit në qeveri. Takimi u zhvillua në Pallatin e Brigadave, për shkak se institucioni i Presidencës është në rikonstruksion.

“Sot, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti në takim Kryeministrin, Edi Rama. Kryeministri paraqiti në takim propozimet për ndryshimet në Kabinetin qeveritar. Procedura kushtetuese parashikon 7 ditë afat për dekretimin e ministrave“, njoftoi Presidenca pas takimit.

7 ndryshimet në Qeveri

Albana Koçiu zv.kryeministre – zëvendëson Belinda Ballukun

Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës – zëvendëson Belinda Ballukun

Besfort Lamallari ministër i Brendshëm – zëvendëson Albana Koçiun

Toni Gogu ministër Drejtësie – zëvendëson Besfort Lamallarin

Ferit Hoxha ministër i Jashtëm – zëvendëson Elisa Spiropalin

Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes – ikën Pirro Vengu

Eriona Ismaili ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin – zëvendëson Toni Gogun