Rama kusht kryebashkiakëve: Nuk do rikandidoni pa 10 kontrata të firmosura për Paketën e Maleve 

Kryeministri Edi Rama u ka vendosur një ultimatum kryebashkiakëve të majtë lidhur me Paketën e Maleve.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama tha se asnjë kryetar bashkie nuk do të rikandigohet në zgjedhjet e 2027-ës pa 10 kontrata të firmosura për Paketën e Maleve.

Zgjedhjet vendore s’kanë pjesëmarrjen e diasporës, por janë momenti për t’i kthyer diasporës vëmendjen që meriton me fakte, jo me takime, festa, por me fakte. Ka dy elementë që të gjithë i kanë në dispozicion, paketa e maleve. Nuk do të ketë asnjë kandidat që do rikandidojë për kryetar bashkie, që nuk kanë 10 kontrata për paketën e maleve dhe pa 3 ndërmarrje të përbashkëta të miratuara”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Ndërkohë Rama njoftoi një tjetër program që do të lançohet shumë shpejt: “Dyfisho ndërmarrjen tënde”.

“Kam parasysh të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, që do e kenë qeverinë mbrapa, një tjetër rrugë për t’ju kthyer shqiptarëve atë që meritojnë atyre që janë në diasporë“, tha kryeministri.