Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të sulmoj sërish mediat, lidhur me një lajm që ka qaekulluar së fundmi, se do ti besonte ish-deputetit të PD, Mark Marku një post të rëndësishëm.
Ky emërim vinte pak javë pas podkastit ku Marku ishte i ftuar nga kreu i qeverisë në pozicionin e moderatorit të “Flasim”.
Rama e ka përgënjeshtruar këtë lajm të publikuar në njërin prej portaleve online, të cilin e quan rrenë në kanalet pa filtra e as higjienë minimale që informojnë shqiptarët.
“Sigurisht të tilla rrena ka përditë me shumicë në kanalet pa filtra e as higjenë minimale që informojnë shqiptarët, por e bëj këtë përgënjeshtrim vetëm në respekt të faktit që zoti Mark Marku ka ardhur qytetarisht në Podkastin FLASIM dhe më takon t’ia kthej respektin, si njeri me të cilin s’kemi as të njëjtat bindje politike, as varësira të asnjë natyre në punët tona”, shkruan Rama.