Rama dhe Balluku rikthehen në Parlament, Bardhi: O kush erdhi, e pandehura

Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku janë sot pjesë e seancës plenare pas një mungese të gjatë.

Për Ramën tashmë është bërë zakon që të paraqitet në Kuvend vetëm në raste të veçanta, ndërkohë që Balluku rikthehet për herë të parë pasi u mor e pandehur nga SPAK për aferën e tunelit të Llogarasë.

Por menjëherë sapo ajo ka hyrë në Kuvend, ka ardhur edhe reagimi i Gazment bardhit, që me ironi u dëgjua të thotë: “O kush erdhi, e pandehura”.

E veçanta e kësaj seance është fjala hapëse e Sofia Xhafos, nxënëse e klasës së 9 në shkollën publike “Naim Frashëri” në Tiranë, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve.

“Të gjithë fëmijët kanë të drejtë të jenë të sigurt, të dëgjohen, të shkollohen, të luajnë dhe të rriten me dashuri. Ju lutem, mendoni për ne dhe për të ardhmen tonë, për ëndrrat tona dhe për çdo fëmijë që ka nevojë për ndihmë dhe mbrojtje”, tha ajo para deputetëve.