Rama braktis seancën, Berisha kërkon të përgjigjet në vend të Ahmetaj

Seanca plenare për heqjen e imunitetit të ish zvkryeministrit, Arben Ahmetaj ka nisur me debate të forta. Ish kryeministri Sali Berisha kërkoi që “në respekt të drejtësisë dhe qytetarëve shqiptarë, propozoj që të gjitha pyetjeve t’u përgjigjet bosi i tij Edi Rama. Ndaj ti bëjmë pyetje këtu”.

Por ndërkohë, sapo Berisha mori fjalën, kryeministri Edi Rama u largua menjëherë nga salla, ndërsa kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i hoqi fjalën Berishës duke e cilësuar “jashtë rregullores”.