Qytetarët protestë para SPAK pas denoncimeve të Ahmetajt: Merrni audiopërgjimet

Një protestë ëshët zhvilluar sot para SPAK, pas denoncimeve të bëra nga ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj.

Me pankarta në duar, qytetarët kanë kërkuar që SPAK të marrë audiopërgjimet e Ahmetajt.

“Drejtësi”, “Këtu vendosim ne”, “Dorëheqje”, ishin thirrjet e protestuesve para Prokurorisë së Posaçme.

Por çfarë deklaroi Ahmetaj?

Në emisionin “Çim Peka Live:, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime që, sipas tij, zbulojnë një skemë të dyshuar të abuzimit me fondet publike, grabitjes së aseteve shtetërore dhe trafikut ndërkombëtar të armëve.

Në qendër të denoncimeve të tij janë biznesmeni Izraelit, Ron Yefet, kompania “Timak Defense” dhe ajo që Ahmetaj e quan “koncepti KAYO”.

Ahmetaj, ka ngritur akuza të forta edhe për industrinë ushtarake, duke pretenduar se armët prodhohen e paketohen në Shqipëri për t’u dërguar më pas në zona konflikti.