Qytetarët e Durrësit nuk falin! Protestë para Bashkisë, kërkojnë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet

Dhjetëra qytetarët të Durrësit kanë dalë sërish në protestë këtë të premte, pas situatës së rëndë që u krijua me përmbytjet.

Ata u mblodhën para Bashkisë së Durrësit duke hedhur akuza se nuk po merren masa për shmangien e përmbytjes së qytetit, problem që ndodh sa herë ka reshje të dendura shiu.

Ata kanë ngritur zërin kundër abuzimit me fondet publike dhe investimet që përmbysin Durrësin, si dhe mungesën e mbështetjes në këtë situatë për banorët e prekur, duke kërkuar dëmshpërblim.

Të irrituar nga situata e krijuar, ata kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakes së Durrësit, Emirjana Sako.

“Currila është e gjitha e bllokuara, erdhi më punëtorët bëri 3-4 foto dhe u largua. Sa kohë që të kemi një administratë të blerë të shitur patronazhistë që paguhen nga taksat tona dhe nuk punojnë Durrësi do të përmbytet. Bashkë  me ujin duhet të largojmë edhe këta. Durrësi nuk ka investime, asnjë pastrim nga administrata. Dalin vetëm për shoë nuk bëjnë asgjë. Kjo protestë ka nisur për përmbytjet por nuk do mbarojë deri në largimin e hajdutëve”, tha një prej protestuesve.