Qeveria vendos të mbajë me pahir studentët e Mjekësisë, i detyron të firmosin kontratë për të punuar 5 vite në Shqipëri pas diplomimit

Qeveria Rama ka vendosur të mbajë me pahir studentët e Mjekësisë, të cilët vitet e fundit zgjedhin të ikin nga vendi për shka ktë kushteve më të mira të punës jashtë.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se “studentët e vitit të parë , apo më saktë kandidatët për studentë, përpara regjistrimit, ata që shpallen fitues, përpara regjistrimit në universitet do të nënshkruajnë një marrëveshje me UMT me MAS dhe MSHMS për tu angazhuar që do të qëndrojnë 5 vite për punësim pas diplomimit të tyre në Shqipëri, në institucionet tona shëndetësore dhe diplomën do ta tërheqin pas përmbushjes së këtij detyrimi”. Edhe ata studentë që janë në vitet e tjera do të nënshkruajnë kontratë për të qëndruar 2-3 vite pas diplomimit. E nëse këta të dytët kanë mundësi edhe të zgjedhin të ikin duke i paguar shtetit një shumë të caktuar, të parët janë të detyruar të qëndrojnë 5 vite, përndryshe nuk e tërheqin dot diplomën.

NNdërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se kushti i vendosur nga qeveria është që të shtohen burimet njerëzore në vend dhe numri i mjekëve të cilët përfundojnë arsimin, ku shtoi se ministria e Shëndetësisë ka shtuar dhe numrin e kuotave të pranimeve në universitet.ëse për një vit nuk arrihet të plotësohet detyrimi për punësimin e tyre, atëherë të gjithë studentët, të diplomuarit do të lirohen nga ky detyrim dhe do të tërheqin diplomën e tyre.

Pas publikimit të këtij lajmi studentët e Mjekësisë kanë paralajmëruar protestë.

Ata nuk jane dakord me vendimin e bërë publik nga Kryeministri Edi Rama dhe ndaj të enjten në orën 10:00 kanë njoftuar protestë pranë fakultetit.