Qeveria ka vendosur mbulimin e shpenzimeve të mjekimit për mjekun Arvin Dibra, në shumën dy milionë lekë të reja.
Mjeku i QSUT-së u dëmtua rëndë më 10 gusht të 2024, pasi u hodh për t’u larë në lumin Buna në Shkodër. Por ai u përplas me gurët në thellësi duke marrë dëmtime serioze.
Fillimisht 52-vjeçari u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndërhyrje mjekësore më të specializuar dhe pas operacionit të parë pati përmirësime të lehta. Por më tej është rekomanduar nisja për në Itali, për mjekim edhe më të specializuar.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, fondi prej 2 milionë lekë, përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.