Qeveria vendosi në muajin shtator të rrisë pagat e punonjësve të të gjitha bashkive në vend, por ata që kanë përfituar më shumë janë qenë kryebashkiakët.
Këta të fundit kanë përfituar nga vendimi i qeverisë dhe kanë miratuar rritjen e pagave, ku sipas raportimeve deri më sot, nëpërmjet Këshillit Bashkiak kanë votuar rritjen maksimale të pagave të tyre.
Armando Subashi i Fierit dhe Emiriana Sako e Durrësit kanë vendosur që të marrin nga 2.9 milionë lekë të vjetra në muaj, me rritje më shumë se 50%, ndërsa punonjësit e tjerë janë mjaftuar me rritje minimale pagash.
Në Fier, edhe opozita ishte dakort me rritjen e pagës së Subashit, ndërkohë që në Durrës këshilltarët opozitarë kanë braktisur mbledhjen ku Sako miratoi 2.9 milionë lekët që do të derdhen çdo muaj në llogarinë e saj.
Por, nëse do ta krahasonim me pagën mesatare në Shqipëri, atëherë rezulton se këta kryebashkiakë marrin rreth 4 herë më shumë.
Sipas INSTAT, në tremujorin dytë të vitit 2024, paga mesatare 75.114 lekë të reja, çfarë tregon për diferencimin mes drejtuesve dhe punonjësve të thjesht.
Kryeministri Rama propagandon shpesh rritjen e pagës mesatare, por në të vërtetë, nga rritja e pagave kanë përfituar vetëm drejtorët dhe zyrtarët e lartë, pasi punonjësit e tjerë kanë marrë shumë më pak në krahasim me eprorët e tyre.
Për të mos folur për pensionistët, të cilëve pensionet nuk iu dalin as për ilaçet, ndërkohë që qeveria nuk miraton minimumin jetik, pavarësisht se ka vite që kërkohet nga shoqëria civile.