Qendresa Qytetare ka denoncuar publikisht qeverinë Rama, e cila sipas saj po përdor kreditë e buta si “joshje” për punonjësit e administratës publike.
Sipas saj, qeveria Rama po përgatit kredi me interes për 530 punëtorë të administratës në vigjilje të zgjedhjeve të përgjithshme më 11 maj.
“Qëndresa Qytetare” i kërkon KQZ-së të vihet në lëvizje pasi ky vendim shton ajo ka prapavijë të pastër elektorale.
Reagimi i “Qëndresës Qytetare”:
Vota si “kolateral”, kredi me interes për 530 punëtorë të administratës në vigjilje të 11 Majit!
Pas energjisë me çmim të reduktuar për një vit, bonusit për pensionistët dhe abonetë falas qeveria Rama në shkelje të ligjit por përdor edhe kreditë e buta si kolateral elektoral.
Të gjithë punonjësit e administratës që nuk kanë në pronësi një shtëpi mund të aplikojnë falë programit për kredi pa interes.
Ditën e martë në datë 11 Mars është hapur thirrja e vlefshme për një afat 1-mujor, nga e cila do të përfitojnë 530 qytetarë.
Ata mund të marrin kredi deri në 85 për qind të vlerës së banesës që zgjedhin për të blerë, bazuar në çmimet e referencës dhe numrin e anëtarëve në familje, teksa të favorizuarit janë punonjës të adminstratës.
Qëndresa Qytetare e sheh këtë vendim qartazi me prapavijë elektorale ashtu siç është vepruar më herët me fondet për të prekurit nga tërmeti.
Qëndresa Qytetare i kërkon KQZ-së të vihet në lëvizje pasi jemi qartë në kushtet e një vendimi elektoral në vigjilje të zgjedhjeve të 11 majit.