Qëndresa Qytetare kallëzim në KQZ: 36 institucione arsimore fushatë për PS

Keqpërdorimi i aseteve shtetërore vijon të jetë një sëmundje e vjetër, teksa në krye të abuzimit janë institucionet arsimore, duke nisur nga shkollat deri tek zyrat vendore të arsimit.

Qëndresa Qytetare ka depozituar këtë të hënë  në KQZ një kallëzim për 36 institucione arsimore që në shkelje të ligjit faqet e tyre zyrtare në rrjetet sociale i kanë vendosur në shërbim të fushatës elektorale të Partisë Socialiste.

Nga data 1 janar dhe ne vijim, monitoruesit e Qendrës “Qëndresa Qytetare” kanë konstatuar se faqet zyrtare et institucioneve et arsimit parauniversitare, Zyrave Vendore et Arsimit, si dhe faqja zyrtare e Agjencicë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, te gjitha këto institucione ne varësinë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, janë angazhuar në forma të ndryshme, duke përfshirë pëlqimin, komentimin apo shpërndarjen, me postime që kanë në përmbatje të tyre thirrje elektorale.

Janë 15 shkolla 9-vjeçare,  2 Shkolla të Mesme të përgjithshme , një shkollë e mesme Pedagogjike, 13 Zyra Vendore  Arsimore, 4 Drejtori Rajonale të Arsimi Parauniversitar  dhe Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitare, që në faqet e tyre zyrtare në rrjetet sociale kanë shpërndarë aktivitete elektorale të Ogerta Manastirliut dhe Partisë Socialiste.

Qëndresa Qytetare fton qytetarët shqiptarë që të denoncojnë pranë nesh çdo rast të abuzimit me asetet publike në kuadër të fushatës zgjedhore për garën elektorale të 11 Majit.