Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan ku një punëtor ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia gjatë rikonstruksionit të një shkolle në fshatin Polis.
Policia e Elbasanit njofton se në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar administratori dhe drejtues teknik i punimeve, shtetasi M.S. Ky i fundit akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
“Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 33 vjeç, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Ditën e djeshme, gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Polis, dyshohet se ka rënë nga lartësia punonjësi, shtetasi Sh. M., 57 vjeç, i cili, si pasojë, ka humbur jetën”, njofton policia.