Publikohen datat, ja kur do të zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore 2024

Janë bërë publike datat e provimeve për Maturën Shtetërore 2024. Provimi i parë është ai i gjuhës së huaj, që do të zhvillohet më datë 3 qershor.

Provimi i gjuhës shqipe dhe letërisë do të zhvillohet më 10 qershor. Matematika më 18 qershor dhe provimi i lëndës me zgjedhje më 24 qershor.

Testimi do të nis në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Nga janar të këtij viti u publikuan testet model të provimeve të Maturës Shtetërore, të cilat u shpërndanë në të gjitha shkollat e mesme të vendit.