Ora News ka publikuar disa biseda që pretendohet të jenë të ish-kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami.
Sipas këtyre bisedave, LLagami kërkon që të infiltrojë vëllanë e saj në Prokurorinë e Posaçme, si OPGJ, me qëllim që të kenë ndikim mbi Prokurorinë e Posaçme.
Por nuk mbaron me kaq, pasi sipas Ora News, ish-kryetarja e KLGJ-së kërkon medoemos që për shkak të faktit që Erion Veliaj dhe Klotilda Bushka e kanë emëruar në atë post, të bëjë të mundur shkatërrimin e SPAK dhe GJKKO-së duke marër si shembull Kroacinë dhe Rumaninë.
Mesazhet i përkasin periudhës dhjetor 2023 dhe janar 2024, teksa nuk dihet nëse ka arritur që ta fusë vëllanë si OPGJ në SPAK, ndërkohë që Kloitilda Bushka doli edhe në dosjen “Veliaj” se si tentonte të pengonte drejtësinë të hetonte kryebashkiakun e Tiranës.
Biseda:
Eda (Naureda Llagami): Moj, dua të fus Lurin (Lurand Llagami) te SPAK-u.
-Uuu, poooo!
Eda (Naureda Llagami): Na duhet një rob aty!
-Yessss!
Eda (Naureda Llagami): T’i kërkoj një takim ato…
-Po. Amon se jemi pa njeri hiç andej!
Eda (Naureda Llagami): Po prra. Se po hyri Luri (Lurand Llagami)
-Burri i kësaj!
Eda (Naureda Llagami): Është i omël!


