Pse Alma Kaçi është e pafajshme!
Skandalet seksuale nuk i tronditin shqiptarët, ato i zbavitin dhe i tregojnë në mënyrën më të shëmtuar se çfarë ndodh me besimin që u kanë dhënë këtyre njerëzve që kanë si synim vetëm vjedhjen dhe shfrytëzimin deri në pikën e fundit të atij posti.
I fundit ishte rasti i Safet Gjicit, ish-kryebashkiakut të Kukësit që u filmua me një vajzë në zyrën e tij, teksa kjo e fundit i bënte seks oral, teksa pas aktit filluan bisedën për një tender për kastrimin dhe sterilizimin e qenve, të cilin do ta përfitonte Alma Kaçi, vajza që kënaqi seksualisht Safetin e Kukësit. Menjëherë pas publikimit të videos Gjici dha dorëheqjen, ndërsa vetëm 2 ditë më pas SPAK arrestoi ish-kryebashkiakun, ndërsa për Alma Kaçin u vendos “arrest shtëpie”.
Por pse Alma Kaçi është e pfajshme?
Alma Kaçi nuk është as më pak dhe as më shumë se një tjetër biznesmene që kërkon të zhvasë nga paratë e qytetarëve, të cilat administrohen në mënyrën më të keqe nga zyrtarët e institucioneve. Alma Kaçi nuk bëri asgjë më pak sesa kanë bërë biznesmenët e tjerë që kanë përfituar miliona euro tendera, vetëm se e bëri në mënyrën e saj.
Të gjithë e dinë mirë se ata që përfitojnë miliona euro tendera, një pjesë të lekëve duhet t’ua lënë kryetarëve, pasi kjo është mënyra më e thjeshtë që të shpallen fitues, pavarësisht se ofertat e tyre mund të jenë shumë të larta dhe në dëm të buxhetit të bashkive.
Alma kërkoi një tender të vogël, ndaj nuk mund t’i ofronte Safetit një pjesë të parave të tenderit, pasi për ish-kryebashkiakun do të ishin të papërfillshme. Ndaj, ajo gjeti një zgjidhje më me leverdi për të dyja palët. Paratë i merrte të gjitha vetë, ndërsa Safetit i dha një kënaqësi të madhe, që e bëri të ndihet edhe njëherë i ri.
Pra, biznesmenët që gllabërojnë miliona euro dhe tendera janë njësoj me Alma Kaçin. Por, a është arrestuar ndonjë biznesmen që ka marrë tendera për rrugët dhe nuk e ka bërë punën siç duhet? A është arrestuar ndonjë biznesmen që ka marrë tenderin për ushqimin e të sëmurëve në spital dhe u ka dhënë vetëm një gotë qumësht me pak bukë me reçel? A është arrestuar ndonjë biznesmen që ka marrë qindra tendera me flamur të kuq?
Kur të arrestohen këta, atëherë drejtësia mund të burgosë edhe Alma Kaçin, e cila jo vetëm që nuk e mori tenderin, por edhe u denigrua publikisht, pasi për të tashmë do të jetë shumë e vështirë të jetojë në Shqipëri, pasi të gjithë do ta njohin si “Alma e Safetit”, apo më keq, si “Alma e gojores”.
Nuk mund të themi të njëjtën gjë për Safet Gjicin, pasi ai e meriton të dënohet sipas ligjeve, sepse kërkoi të shfrytëzojë postin për të përfituar favore seksuale. Jo vetëm kaq, por nëse video nuk do të ishte publikuar, do t’i jepte tenderin Alma Kaçit, ku një qen do të përfitonte më shumë se një familje në ndihmë ekonomike.
Më sipër folëm për biznesmenët që marrin tendera dhe një pjesë të tyre ua japin kryetarëve të bashkive, pasi po të shkruajmë për 2-3 biznesmenë të tjerë shumë të mëdhenj, do dalim në përfundimin që ata bëjnë rolin e Safetit dhe kryetarët atë të Almës.