Protestohet sërish për aksin Thumanë-Kashar, banorët kërkojnë hyrje-dalje në rrugën e re, disa prej tyre takohen me kryebashkiakun e Krujës

Ka nisur edhge këtë të premte protesta e radhës e banorëve të aksit Thumanë-Kashar, të cilët protestojnë për hyrje-daljet në autostradën e re.

Mësohet se disa banorë janë takuar me kryetarin e Bashkisë Krujë Artur Bushi, që iu ka premtuar se do flasë me zv kryeministren Belinda Balluku, që të zgjidhet ky problem.

Banorët kanë thënë se do të presin përgjigje deri të hënën, ndërsa kanë paralajmëruar protesta të dhunshme.

Banorët e Krujës, Fushë Krujës dhe Thumanës kërkojnë hyrje dhe dalje nga autostrada për zonat e tyre, shtëpitë dhe bizneset e tyre ndërsa janë shprehur se po falimentojnë.

Banorët përmes protestave të javëve të fundit kërkojnë që institucionet t’i japin zgjidhje problemit të tyre duke vënë theksin te fakti se mbyllja e aksesit ka dëmtuar rëndë rrugën e vjetër dhe po ndikon negativisht në bizneset e tyre.