Rritja e menjëhershme e çmimit të karburanteve në vendin tonë, në një kohë kur asnjë vend në rajon nuk e ka bërë diçka të tillë, ka sjellë edhe reagime të shumta.
Çmimi i karburanteve nga aji që deputeti Erion Braçe e cilësoi si “karteli i hidrokarbureve” është kthyer në një grabitje e hapur ndaj qytetarëve, ndaj edhe këta të fundit kanë zgjedhur të reagojnë.
Të hënën e 23 Marsit, në orën 17:00, qytetarët do të mblidhen para Kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimit të karburanteve.
Qytetarët kanë vendosur t’i thonë “MJAFT” grabitjes që po u bëhet çdo ditë, ku paguajnë çmimin më të shtrenjtë të karburantit, edhe pse të ardhurat e tyre janë nga më të ulëtat në Europë.
Ndaj, në 23 Mars të gjithë qytetarët duhet të mblidhen para Kryeministrisë, në një protestë pa asnjë ngjyrim politik, por vetëm në interes të tyre dhe kundër kompanive që po i grabisin çdo ditë.
Koha për të folur është tani!