Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar tjeksoi se më në 23 dhjetor, në orën 17:00, Tirana do të njohë atë që ai e cilëson si “mosbindjen civile më të fuqishme që kryeqyteti ka parë ndonjëherë”.
Ai kërkoi angazhim maksimal të të gjithë anëtarëve të PD dhe strukturave të kësaj partie për këtë protestë.
Sipas tij, më 23 dhjetor Tirana do të bllokohet në të gjitha drejtimet. Kryedemokrati gjatë fjalës së tij falënderoi dhe mediat e huaja, të cilat sipas tij e kanë paraqitur me interes të madh mosbindjen civile të opozitës dhe qytetarëve shqiptarë.
“Në 23 dhjetor ora 17:00 kemi mosbindjen civile më të fuqishmen që ka parë Tirana ndonjëherë. Mbarë Bota mezi e pret këtë mosbindje civile. E kanë mirëpritur kudo në Botë. Ne i jemi mirënjohës mediave ndërkombëtare që kanë pasqyruar protestat tona. Ka gazetarë që kanë humbur vende pune ose janë kërcënuar me humbjen e vendeve të punës për shkrimet që kanë bërë. Mirënjohja jonë është e pakufishme ndaj tyre. Mediat e Botës i paraqesin me pasion protestat tona, sepse janë anti-diktaturë, janë për liri. Nga Qafë Priska deri në Vorë duhet ta bllokojmë Tiranën në të gjitha drejtimet. Jam i bindur se ju do të mobilizoni të gjitha potencialet që keni në këtë mosbindje civile”, tha Berisha.