Prona, apartamente e biznese, sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë

Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë në pronësi të shtetasit P.C dhe familjarëve të tij në hetim për dy vepra penale: ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

Pasuritë e sekuestruara me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës përfshijnë prona, ndërtesa, biznese dhe truall, të cilat shkojnë në vlerën rreth 4 milionë euro.

Më konkretisht, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuritë e mëposhtme:

– Pasuri e llojit ‘Truall’, me sipërfaqe 1600 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit P.C.;

– Pasuria e llojit ‘Bodrum’, me sipërfaqe 841.75 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 112.82 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 36.14 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sipërfaqe 59.5 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 47.27 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 97.42 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Apartament’, me sipërfaqe 72.36 m2, me adresë në Vlorë në emër të shoqërisë ‘F’ shpk;

– Pasuria e llojit ‘Apartament’, me sipërfaqe 89.90 m2, me adresë në Vlorë në emër të shoqërisë ‘F’ shpk;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 324.17 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 318.16 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.; dhe

– Pasuria e llojit ‘Ndërtesë’, me sipërfaqe 115 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.

u dënuan tre shtetasit kosovarë E.Th., B.K., dhe M.K. të akuzuar për veprën penale ‘Trafikimi i armëve dhe i municioit’ parashikuar nga neni 278/a/2 i Kodit Penal.