Prokuroria kërkon burg përjetë për Kristjan Cenaj, vrau shokun dhe i zhduku trupin për 1 orë “Rolex”

Elton Qyno

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar në gjykatë dënimin me burgim të përjetshëm për të arrestuarin Kristian Cenaj, i cili akuzohet për vrasjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Mariglen Gjonaj në zonën e Patokut në Laç.

Kërkesa për dënimin e tij kapital, është bërë nga prokurori i çështjes, i cili gjatë leximit të pretencës pretendoi se disponohen një seri provash që krijojnë bindjen se autor i vrasjes është pikërisht shoku i viktimës, Krisjan Cenaj.

Cenaj dyshohet se e vrau shokun e tij për ti marrë një orë “Rolex” dhe një varëse floriri

31-vjeçari Kristjan Cenaj, i arrestuar për vrasjen dhe zhdukjen e 16  vjeçarit Maringlen Gjonaj në Kurbin, në Maj 2015 po përballet në Gjykatë me akuzën e “Vjedhjes me pasoje vdekjen dhe fshehjen e kufomës”.

Ekspertiza mjeko ligjore tregoi se Maringlen Gjonaj kishte humbur jetën si pasojë e goditjeve me sende të forta në kokë, dhe më pas u gropos në vendin ku u gjetën eshtrat!

Ora ROLEX dhe varësja e Floririt që ai mbante ditën kur u zhduk, nuk u gjetën!

Policisë dhe Prokurorisë së Lezhës iu deshën 7 vite hetime për provuar dyshimin e nënës së adoleshentit, pasi Kristjan Cenaj , ishte personi i fundit me të cilin ishte takuar i biri.

Autori i dyshuar ishte mbajtur nën vëzhgim që prej muajit gusht të vitit 2022 dhe u prangos në aeroportin e Rinasit ku po kthehej nga Italia ku jetonte prej vitesh, dhe u arrestua pas dasmës së të vëllait!

Prokuroria e provoi praninë e tij në vendin e krimit me anë të qelizave telefonike! Vetë i akuzuari Kristjan Cenaj në vazhdimësi ka mohuar të jetë ai vrasësi i Maringlen Gjonaj!