Në qytetin e Gjirokastrës, Prokuroria ka vendosur të sekuestrojë disa biznese, truall dhe magazina të një personi.
Kjo pasuri dyshohet të jetë vendosur nga veprimtria e paligjshme.
“Me kërkesë të Prokurorisë së Gjirokastrës një personi i janë sekuestruar biznese, tokë truall dhe magazina, pasi ka dyshime se rrjedhin nga veprimtari kriminale.
Sipas njoftimit, pasuritë e sekuestruara kanë qenë të personit me inicialet D.A, i dyshuar për pjesëmarrje dhe kryerje të krimeve nga grup kriminal tek prodhimi e shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftim.
Pasuritë e sekuestruata janë:
Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 350m2, në qytetin Gjirokastër;
– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1500m2 dhe ndërtim 23 m2 në Lazarat, Gjirokastër;
– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 450 m2, në Grehot, Gjirokastër;
– Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1646 m2 në Grehot, Gjirokastër;
– Pasuria e llojit “Arë” me sipërfaqe 7000 m2 në fshatin Arshi Lengo, Gjirokastër;
– Objekt tregtie sipërfaqe e zënë 6500 m2, ndërtuar në vitin 2005 fshati Kordhocë, Lazarat;
– Lokal dhe magazinë, ndërtuar në vitin 2013 fshati Kordhocë;
– Fushë mini futbolli me sip. 500 m2 dhe ndërtesë një kat me sipërfaqe 37.2 m2, ndërtuar në Lazarat; dhe
– Autoveturë “Mercedes Benz”.