Prezantohej si prokuror i SPAK, arrestohet 55-vjeçari në Tiranë, i mori një gruaje 10 mijë euro

Një 55 vjeçar është arrestuat nga Policia e Tiranës pasi hiqej si prokuror i SPAK.

 Vebi Ibrahimaj i ka marrë një gruaje 10 mijë euro duke e mashtruar se ishte në detyrë të lartë tek prokroria e posaçme.

Rasti ishte denoncuar fillimisht në emisionin investigativ “Stop” ku dilnin edhe përgjimet e burrit, i cili pasi e ngacmoi e kërcënonte gruan se do ta degjeneronte sepse ajo i kërkoi paratë.

“Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gruaja tregoi se e kishin prezantuar në rreth shoqëror dhe Ibrahimaj i kishte marrë 10 mijë euro. Në muajin Shtator denoncuesja erdhi Tiranë për të pyetur tek SPAK-u, por kur 55 vjecari e mori vesh iu përgjigj me kërcënime.

“Po lëri pallavrat! Po lëri, mos më çaj ka*in mua! Ore, se s’i merr asnjë herë ato, more vesh? O njeri! Mos më bëj p**dhë mua! Kujt i thua ashtu ti? Po ti më ha k***n! Të mbys! Të degjeneroj! O e di, me kë flet?! Të degjeneroj! O, e di me kë flet?! Të shkatërroj fisin! Gjithçka! Çfarë po të them unë? Të kam thënë në Shtator. Kur të dua unë, do t’i sjell…!”, dëgjohej të thoshte në përgjime.