Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Tiranës.
Mësohet se Meta është thirrur për të dhënë sqarime për një kallëzim të bërë disa javë më parë, për vjedhjen e serverave në selinë e Partisë së Lirisë.
Ai ka shkuar vetëm në Prokurori, teksa u shfaq duke qeshur para gazetarëve.
Rikujtojmë se në mars, Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka denoncuar se janë grabitur zyrat e partisë, ku sipas tij, persona të paidentifikuar kanë hyrë dhe kanë marrë rrjetin e komunikimeve elektronike.
NNdërkohë një intervistë televizive, Meta deklaroi se ndërhyrja është bërë më 6 mars dhe se PL nuk ka një roje nate, ndërsa tregoi se ka pasur edhe një tjetër ndërhyrje më parë, një shkëputje të sinjalit gjatë një lidhjeje ‘live’.