Presidenti Bajram Begaj do të mbledhë nesr Këshillin e Sigurimit Kombëtar, me temë: “Gjendja e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në Republikën e Shqipërisë”.
Mbledhja do të fillojë në orën 12:00 dhe të pranishëm do të jenë krrët më të lartë të shtetit, nga kryeministri Rama, disa ministra të qeverisë, deputetë të Komisionit të Sigurisë në Kuvend, drejtues të Forcave të Armatosura etj.
“Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon të bëjë një analizë gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballemi në këtë drejtim. Insititucionet përgjegjëse do të informojnë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në zbatim të rekomandimeve të dhëna nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në muajt Tetor 2022 dhe Janar 2023”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Presidencës.
Kjo mbledhje e Këshillit të Sigurimit Kombëtar vjen pas sulmeve kibernetike nga Irani, që sollën probleme në disa sisteme qeveritare, me hakerat që publikuan edhe të dhëna personale të qytetarëve shqiptarë.