Kuvendi i Shqipërisë ka ndërprerë pagën si deputet për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Mësohet se Kuvendi i ka ndërprerë Berishës përfitimet financiare që i takon çdo deputeti, përfshi edhe pagën, pasi ish-kryeministri nuk ka marrë pjesë në asnjë prej seancave plenare, mbledhjet e Komisioneve Parlamentare apo çdo veprimtari tjetër që lidhet me të si ligjvënës.
Në listën e pagave për deputetët e Kuvendit, anash emrit të kreut të “Rithemelimit”, është shifra zero.
Rikujtojmë se që prej 30 dhjetorit të 2023, Berisha ndodhet në arrest shtëpie si person nën hetim për çeshtjen “Partizani”. Që prej kësaj date atij nuk i është lejuar të paraqitet në Kuvend, duke vënë kështu në rrezik mandatin e deputetit.