Me kërkesë ta familjarëve të tij, avokati Sokol Mëngjesi i dhunuar barbarisht mëngjesin e 29 majit është transportuar me avion sanitar drejt Athinës.
Ditën e sotme, Mëngjesit i është bërë një skaner ku është parë se ka një ulje të ënjtjes në tru ndërsa pritej edhe zgjimi gradual i tij.
Avokati ndodhet prej 6 ditësh në koma, pas dhunës që ushtruan 3 agresorët, një ngjarje e cila u zbardh pasditen e 29 majit.
Të arrestuar për këtë ngjarje që tronditi opinionin publik janë porositësi Dritan Nano dhe dhëndri i këtij të fundit, Dorian Alia, i cili është edhe një prej agresorëve.
Në kërkim janë ende Drivaldo Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, me këtë të fundit, i cili i largoi me makinë.
Për kapjen e tyre, Policia e Shtetit ka vendosur 20 mijë euro shpërblim ndërsa mësohet se paralelisht ka negociata me familjarët e tyre për t’u vetëdorëzuar.