TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, kërkoi sërish që Belinda Balluku të dalë në Kuvend dhe të japë sqarime për rrugën Thumanë-Kashar, e cila siç thotë ai do t’u kushtojë shqiptarëve 1.3 miliardë euro.
Kjo kërkesë e Shehajt ka zgjuar nga “gjumi” zëvendëskryeministren dhe njeherësh Ministrja e Infrastrukturës së Energjsië, Belinda Balluku.
Në vend që të përgjigjej për çështjen, Balluku, si gjithmonë, për t’i ikur llogarisë dhe detyrimit që ka në raport me ligjin, kishte zgjedhur të shkruante disa fjali në faqen e saj zyrtare “Facebook” pa asnjë përmbajtje dhe mbi të gjitha pa dhënë përgjigje për atë që parashtron Agron Shehaj me PPP-në e rrugës, e cila prek drejtpërdrejt interesin e qytetarëve shqiptarë.
Pas fjalës në Kuvend, Shehaj e sfidoi sërish dhe i kujtoi Ballukut të vijë të enjten tjetër në Kuvend.
Ai kërkon nga Balluku t’i lërë “broçullat” dhe t’iu përgjigjet pyetjeve për rrugën Thumanë-Kashar, e cila është kthyer në burim vjedhjeje.
Sipas Shehjat, Balluku ka gjashtë muaj që fshihet dhe nuk pranon t’i përgjigjet interpelancës së kërkuar prej tij.
“Lëri broçkullat! Hajde të enjten tjetër në Kuvend dhe përgjigju Interpelancës për PPP-në 1.3 miliardëshe.Ke 6 muaj që fshihesh!”,shkruan ai./ Ditar.al