Portugezi Ruben Saraiva pritet të ekstradohet në Shqipëri, i akuzuar se ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj

Ruben Saraiva, portugezi që dyshohet se është ekzekutuesi i biznesmenit Ardian Nikulaj, pritet të ekstradohet shumë shpejt në Shqipëri.

Një grup agjentësh nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe INTERPOL prej dy ditësh kanë shkuar drejt Rabatit për të finalizuar edhe procedurat e ekstradimit të Ruben Saraivës nga Maroku drejt vendit tonë, raporton News 24.

Pritet që portugezi të ekstradohet në vendin tonë në 31 Dhjetor, ndërsa më pas do të merret në pyetje. Në pamjet filmike del që ai është ekzekutuesi i biznesmenit Nikulaj, ndërsa është ndihmuar edhe nga 4 shtetas britanikë, të cilët janë të gjithë të arrestuar.

Për Prokurorinë, porositësi i vrasjes është Edmond Haxhia, i cili ndodhet në qeli në Britaninë e Madhe.