Policia e Korçës nisi një njoftim për mediat për të thënë se nuk do tolerojnë më ndotjen akustike. E për këtë, mbrëmjen e djeshme ata proceduan një pronar lokali dhe tri muzikantë rom, madje ua sekuestroi edhe veglat. “Gjithashtu gjatë verifikimeve të kryera rezultoi se tre muzikantët nuk ishin të deklaruar në skemën e sigurimeve shoqërore, si të punësuar në këtë lokal. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet që gjeneronin muzikën”, njoftoi policia.