Një 36 vjeçar në Gjirokastër ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur në flagrancë duke transportuar ilegalisht 5 emigrantë për të kaluar kufirin.
Bëhet me dije se është arrestuar Aleksandër Bregu, i cili kishte marrë shuma monetare nga emigrantët, teksa në Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “BMW” dhe një aparat celular.
Njoftimi i Policisë:
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 64”.
U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, 5 emigrantë që do të kalonin ilegalisht kufirin, vihet në pranga 36-vjeçari.
Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe një aparat celular.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 64”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 36 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, duke transportuar me automjetin tip “BMW”, 5 emigrantë nga vendet MENA, nga Saranda në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “BMË” dhe një aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.