PLASI! Erion Veliaj në “luftë” me Ramën! Çfarë ndodhi mbrëmë, kryeministri me urgjencë në Bashki, shkarkon të besuarit e “Lalit”

Erion Veliaj ka vendosur të dalë hapur kundër kryeministrit Rama, pasi ky i fundit urdhëroi grupin parlamentar të mos flasë më publikisht kundër SPAK dhe në mbrojtje të kryebashkiakut, që qëndron prej më shumë se 1 muaji në paraburgimin e Durrësit.

Rama nuk u mjaftua me kaq, pasi edhe vetë prej ditësh jo vetëm që ka ulur tonet ndaj SPAK, por ka filluar sërish të lavdërojë punën e Prokurorisë së Posaçme.

Kjo sjellje e kryeministrit duket se nuk është mirëpritur nga Erion Veliaj, i cili dha urdhër nga burgu që të shkarkohet menjëherë kryetarja e komanduar Anuela Ristani, që shfaqej shpesh krah Ramës, për ta zëvendësuar me të besuarën e tij, Sara Goxhajn.

 Por, kjo lëvizje e papritur e Veliajt ka shqetësuar shumë kryeministrin, pasi burime për mediat thonë se pasi u njoftua për vendimin e kryebashkiakut, Rama i është drejtuar menjëherë Bashkisë së Tiranës.

Ai ka urdhëruar që të zhbëhet vendimi i Veliajt, ndërsa si ndëshkim për kryebashkiakun dhe të besuarit e tij, ka vendosur të shkarkojë menjëherë Sara Goxhajn dhe Sekretarin e Bashkisë, Alban Dokushin. Ky i fundit dy ditë më parë u paraqit edhe në SPAK, ku dëshmoi në lidhje me dosjen “Veliaj”.

Erion Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie.

 Pak ditë pasi Apeli i GJKKO la në burg Erion Veliajn, ky i fundit e ka kuptuar tashmë se ditët në qeli do të jenë të gjata. Vetë Veliaj në një reagim pas këtij vendimi, tha se nuk ishte aspak surprizë, por ndoshta surprizën e hidhur ia bëri eprori i tij, duke e lënë vetëm në luftën me drejtësinë.

Kjo përçarje e madhe mes Ramës dhe Veliajt duket se do të ndikojë edhe në zgjedhjet e 11 Majit, pasi Veliaj ka një mbështetje të madhe në këtë qark.

Brenda PS-së, “gjylja e madhe plasi”! E kur zihen dy vetë, fiton një i tretë! Ndoshta, Belinda Balluku do të jetë duke fërkuar duart.