Një 30 vjeçare është është plagosur me armë zjarri në aksin Muriqan-Shkodër. Sipas policisë, është identifikuar autori i plagosjes, 34 vjeçari E.P, i cili është shpallur në kërkim. Sa i takon të resë, ajo ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në aksin rrugor “Muriqan-Shkodër”, shtetasi E. P., 34 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasen E. I., rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti.
Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.