Pasi u ekstradua nga Holanda, Kristi Bixhaku doli para Prokurorisë së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë arrest në burg.
Në provat e siguruara, SPAK thekson se 30-vjeçari ka konsumuar veprat penale të “shkatërrim i pronës me eksploziv”, “sigurimi i kushteve materiale për të kryer vrasje”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Ai rezulton pjesë e grupit të Laert Haxhiut. Sipas SPAK, Bixhaku ka siguruar lëndën shpërthyese, e cila është vendosur në shtëpinë e Bujar Turkut, tre vjet më parë, përkatësisht në datën 31 dhjetor të vitit 2022.
Po ashtu ai akuzohet edhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje ndaj Genci Hida.
Kristi Bixheku, rezulton i ndaluar në 2021 si autor i dyshuar i vrasjes së Fridman Xhaferajt në Korçë, por që më pas u lirua pasi nuk u provua përfshirja e tij.