PIRAMIDA e Tiranës, si Rama e përuroi 2 herë investimin e Fondit Shqiptaro – Amerikan

Qeveria shqiptare zgjodhi që Samitin e Procesit të Berlinit ta zhvillonte në ambientet e restauruara të Piramidës së Tiranës, ku liderët e Europës dhe rajonit u mblodhën së bashku për të diskutuar çështjet me rëndësi për të gjitha palët.

Në përfundim të samitit, kryeministri Rama bëri edhe përurimin e kësaj godine të rikonstruktuar, e cila tashmë është kthyer në një qendër inovacioni për të rinjtë shqiptarë.

Deri këtu është gjithçka në rregull, pasi Piramida do t’u shërbejë të rinjve në vendin tonë, por inaugurimi i Piramidës është bërë edhe disa muaj më parë, përpara zgjedhjeve të 14 Majit, ku Rama dhe Veliaj hapën zyrtarisht dyert e saj. Ndërkohë, restaurimi i Piramidës është një investim i Fondit Shqiptaro – Amerikan, që do të thotë se nuk është një projekt i paguar vetëm nga qeveria, pra meritat nuk mund t’i marrë dhe t’i përdorë për propagandë kryeministri Rama.

“Ta gëzojnë shqiptarët që jetojnë këtu, në Kosovë, kudo tjetër. Qendra do të jetë një qendër që do të jetë përtej kufjve tanë dhe do të kemi vende edhe për të tjerët. Eshtë qendra më e madhe rajonale sa i përket fuqisë që ka dhe do e kthejmë për aktivitete”, tha Rama në fjalën e tij në 11 Maj, vetëm 3 ditë përpara zgjedhjeve.

Por Piramida nuk është i vetmi investim i përuruar disa herë. Janë disa rrugë në vendin tonë të cilat janë iunaguruar edhe më shumë se 2 herë, por që akoma nuk kanë përfunduar. E tillë është Rruga e Arbrit, e përuruar 3 herë nga Rama, por që nuk dihet ende se kur do të përfundojë.

Përse ndodh kjo? Inagurimi disa herë i një investimi vjen si pasojë e mungesës së investimeve të reja në vendin tonë, për shkak se paratë e buxhetit të shtetit po shkojnë në xhepat e pronarëve të inceneratorëve dhe jo vetëm.

Abuzimet e shumta të zbuluara nga SPAK kanë treguar sesi shpërdorohen lekët e buxhetit të shtetit, duke mos lënë mundësi për investime të tjera në dobi të qytetarëve.