Përplasen dy automjete në Peqin, tre persona të lënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e të martës në aksin Peqin-Rrogozhinë. Mediat raportojnë se dy automjete janë përplasur në fshatin Karinë.

Pas përplasjes, njëri nga automjetet ka dalë jashtë rruge.

Për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për mjekim në Spitalin e Peqinit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjeve.