Përlotet Monika Kryemadhi: Fëmija im u operua 3 herë! A e deklaroi Rama operacionin e djalit me kancer?

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dalë këtë të martë në një konferencë për shtyp një dotë pasi bashkëshorti i saj, Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK, ndërsa ndaj saj u caktua masa “detyrim paraqitje”, për veprat penale: korrupsion, pastrim paradhe dhe mosdeklarim pasurie.

Precesin ndaj saj, Kryemadhi e ka cilësuar dhe ka ardhur si pasojë e denoncimeve që ajo ka bërë për inceneratorët.

E përlotur, Monika Kryemadhi tregoi peripecitë me shëndetin e një prej fëmijëve të saj, që ka kryer tre operacione brenda pak vitesh.

Ndërkohë Kryemadhi kishte edhe një pyetje për kryeministrin Edi Rama, nëse ka deklaruar shpenzimet për operacionin e djalit të tij, i cili ka qenë me kancer. Deputetja e PL, kishte edhe një pyetje për SPAK, nëse ka nisur hetimet nëse Rama ka deklaruar apo jo shpenzimet për djalin e tij.

“Indinjata ime dje erdhi pas deklaratës së SPAK kur për hir të së vërtetës kam menduar që qoftë edhe për shkak të këtij ambienti mosbesues ata duhet të ishin korrekt në marrëdhëniet që kanë të bëjnë me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Janë thirrur qindra njerëz familjarë dhe bashkëpunëtorë të mi. Janë rrëmbyer janë zhveshur, të huaj dhe shqiptarë janë intimiduar janë kërcënuar madje i është kërkuare që të bëjnë edhe deklarime të rreme.

Deklarata e djeshme e SPAK ku fliste për pastrimin e parave, operacionit të Monika Kryemadhit ka cënuar sekretin hetimor.

Ndihem shumë e fyer që SPAK gënjen në deklartën kur thotë 106 mijë euro. Në moshën 6 vjec fëmija im është operuar dhe mjeket i kenë dhënë një javë  jetë nëse nuk bëhej ndërhyrja. Ka bërë edhe dy ndërhyrje të tjera. Ka bërë edhe Ilir Meta një operacion shëndetësor në 2013 që nuk e ka paguar Ilir Meta por e kam paguar unë dhe Meta nuk e di. Ilir Meta nuk ka paguar në jetën e vet as një shishe ujë.

Kam paguar unë çdo gjë dhe çdo transaksione në shkollat e fëmijëve të mi, kam paguar unë dritat dhe ujin. Edhe rrogën e Ilir Metës e kam marrë unë në bankë. Ilir Meta është marrë vetëm me politikë. I kërkoj falje Matilda Makoçi, Gregor Rama,

A i ka deklaruar operacionet e fëmijës së vet kur e ka operuar me kancer. A I ka deklaruar shpenzimet? A do bëjë hetim, Altin Dumani, Sotir Kllapi dhe Arben Kraja?”- tha ndër të tjera Kryemadhi.