Përgjaken rrugët, dy vdekje nga aksidentet rrugore në 24 orë

Në 24 orët e fundit janë shënuar dy vdekje nga aksidentet.

Njëri u shënua te Kthesa e Valiasit në Tiranë, e si pasojë një 22 vjeçare ka gjetur vdekjen. Në momentin e aksidentit, e reja po udhëtonte me babain e saj. 

Aksidenti tjetër është shënuar mbrëmë, në aksin “Elbasan-Tiranë”, ku një 60 vjeçar i dehur, goditi një automjet, i cili drejtohej nga një 32-vjeçar. Aksidenti rezultoi fatal për pasagjeren, 58 vjeçare, ndërsa 3 personat e tjerë në makinë fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.