Për herë të parë në Shqipëri, inteligjenca artificiale do te flasë shqip në Euronews Albania.
Risia e Euronews Albania është “Tokyo Tirana”, spikerja e re e lajmeve e cila do të informojë shqiptarët mbi zhvillimet e fundit.
“Tokyo” shfaqet e veshur me xhaketë të zezë, flokët e kapura dhe e grimuar teksa përcjell çdo informacion, pa u lodhur dhe pa gabuar. Ajo nuk ka nevojë për letër dhe as për promter.
Me këtë hap inovativ, Euronews Albania synon të afrojë më shumë audiencën e cila çdo ditë po njihet me përfitimet e inteligjencës artificiale.
Epo, s’na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë suksese “Tokyo Tirana”, spikeres virtuale që i është bashkuar ekipit të Euronews!