PE ashpërson ligjin: Seksi pa pëlqim është përdhunim

Parlamenti Europian do ashpërshojë ligjin mbi përkufizimin e përdhunimit. Sipas draftit të dakortësuar në unaninimitet në dy komisione, ligji i ri do sanksionojë se çdo marëdhënie pa pëlqim palësh do quhet përdhunim dhe do dënohet si i tillë. 

Ligji i ri adreson edhe çështje të tjera të dënueshme si dhuna verbale seksuale, ngacmimi seksual në zyrë, martesa pa pëlqim, sterilizimi, etj. 

Drafti parashikon ashpërsim dënimi edhe ndaj ngacmuesve seksualë, ngacmimi përmes internetit si dhe mbledhja e të dhënave për këto krime.

Ligji i ri pritet të kalojë me konsensus të plotë në Parlamentin Europian brenda muajit korrik.