PD kundër propozimit të KQZ për votim elektronik në dy qarqe: Nuk janë adresuar problematikat e zgjedhjeve të mëparshme

PD ka dalë kundër propozimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për votim elektronik në zgjedhjet e 2025 në vetëm dy qarqe.

Në shkresën e PD drejtuar KQZ, PD argumentin se ka mungesë transparence dhe se koha është pamjaftueshme për një implementim efikas të kësaj teknologjie në zgjedhjet e ardhshme.

Duke ju referuar votimit elektronik në zgjedhjet e 2021 dhe 2023, PD nënvizon se krahas disa avantazheve dhe suksesit të pjesshëm solli edhe një seri problematikash të cilat jo vetëm e cënuan rëndë procesin, por edhe minuan në mënyrë serioze besimin e publikut dhe të forcave politike në të.

Shkresa e plotë e PD:

Në përgjigje të shkresës tuaj me nr. 2948 prot. datë 11.10.2024 me anë të së cilës ju kërkoni mendim mbi mundësinë e shtrirjes së projektit të votimit elektronik në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2025, ju bëjmë me dije se:

Procesi i votimit dhe numërimit elektronik është propozuar nga Partia Demokratike dhe opozita e sotme në vitin 2012, ku pavarësisht konsensusit politik në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe parashikimit ligjor të mëpasshëm, për t’a pilotuar këtë projekt në zgjedhjet e vitit 2013, kjo përpjekje u pamundësua nga opozita e asaj kohe Partia Socialiste e Shqipërisë, sot mazhorancë qeverisëse.

Platforma e Opozitës për  lirimin e Zgjedhjeve, e vitit 2016, e vendosi përsëri si prioritet procesin e votimit dhe ntimërimit elektronik, duke e konsideruar atë si një nga shtyllat kryesore të platformës dhe si një hap cilësor drejt qëllimit të organizimit të zgjedhjeve me standarde ndërkombëtare.

Ky vizion dhe këmbëngulje e Partisë Demokratike, solli në implementimin e pjesshëm të këtij projekti në zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2021 në njësinë administrative nr. 10, Bashkia Tiranë clhe në bashkitë Elbasan dhe Kamëz në zgjedhjet e datës 14 maj 2023.

Pavarësisht kësaj, implementimi i pjesshëm i këtij projekti, krahas disa avantazheve dhe suksesit të pjesshëm solli edhe një seri problematikash të cilat jo vetëm e cënuan rëndë procesin, por edhe minuan në mënyrë serioze besimin e publikut did të forcave politike në të.

Pamjet filmike të operatorëve të sistemit, të cilët përkundër kqudesit për mbarëvajtjen teknike të makinerive të votimit elektronlk shkelën ligjin për të mbivendosur interesin partiak, duke votuar vetë në emër dhe për llogari të zgjedhësve të cilët nuk ishin aty ndërkohë që kjo përbën shkelje të Kodit Zgjedhor dhe vepër penale, dëshmojnë veprime që u konsumuan në prezencë të komisioneve të qendrave të votimit dhe ende sot mbeten të pahetuara si nga ana juaj ashtu edhe nga ana e organeve të drejtësisë të cilët duhet të vigjëlojnë mbi procesin zgjedhor.

Mungesa në zbatim e garancive që ligji ii jep zgjedhësve për të verifikuar votën dhe anuluar atë, mungesa e mekanizmave që garantojnë verifikim të thelluar dhe transparencë, gjithashtu minuan besimin e zgjedhësve, subjekteve zgedhore dhe ptiblikut në një proces që kërkon besim.

Përsa më sipër, në kushtet kur

– ende nuk është bërë një transparencë e plotë lidhur me problematikat që cllat kanë karakterizuar këtë proces në dy zgjedhjet pararendëse,

në mungesë të mekanizmave efikase të adresimit të problematikave të konstatuara, si dhe në presionin e një kohe të pamjaftueshme për një implementim efikas të kësaj teknologjie në zgjedhjet e ardhshme,

shprehim mosdakordësinë tonë lidhur me propozimin tuaj për implementimin e votimit elektronik në zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2025.