PD çel zyrtarisht fushatën për 11 Majin, Berisha në krah të Chris LaCivita

Partitë politike kanë ndezur motorët këtë të premte pasi ka nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 11 Majit.

Kryeministri Edi Rama këtë të premte zhvilloi një aktivitet me gra dhe vajza socialiste ndërsa opozita hapi fushatën në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Drejtuesi i fushatës së presidentit amerikan Donald Trump, Chris LaCivita, do të udhëheq fushatën e PD që në këto zgjedhje është ne koalicion me disa parti te tjera. Koalicioni mban emrin “Aleanca për Shqipërinë Madheshtore”. PD ka zgjedhur si slogan për fushatën vetëm nr.1, pasi koalicioni PD-ASHM është i pari në fletën e votimit në 11 Maj.

Eye of the Tiger (Sytë e Tigrit) nga grupi Survivor, e njohur gjerësisht si muzika e filmit Roky Balboa do të jetë kolona zanore e fushatës zgjedhore.

Ndërkohë pritet për t’u parë cili do të jetë mesazhi i LaCivita përpara demokratëve, të cilët janë ulur përreth sheshit “Nënë Tereza”, ku janë gati 6 mijë karrige.