Pasuria e Vis Martinajt në “dorë të shtetit”, familjarët bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë

Pasuritë e Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur që prej gushtit të kaluar, mbeten ende të sekuestruara nga SPAK.

Familjarët e të shumëkërkuarit të drejtësisë kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, dorëzues të padisë janë Mustafe Martinaj, Vasilika Martinaj, Ervis Martinaj, Drenica Martinaj, Erjona Martinaj, Roberta Martinaj, Daris Kacorri, Alfio Kacorri dhe Valentino Kaco.

Familjarët kërkojnë heqjen e sekuestros ndaj shoqërive “King Kasino”, “Alba Telecommunication”, “Mati Union”, “Martinaj E.M.”, “Real Fenix”, “Drenica Martinaj PF”, subjekti “Valentino Kacorri PF”, shoqëria S.P.E. Energy, 21 për qind e aksioneve dhe aseteve të shoqërisë S.P.E. Gjadër etj.

Këto pasuri tashmë janë në përdorim dhe administrimi të agjencisë për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara.