Gjykata e Fierit ka sekuestruar 1 milion euri pasuri, të cilat rrjedhin nga veprimtaria kriminale e shtetasit N. Gj, i cili është i dënuar për disa vepra penale.
Sipas njoftimit të Prokurorisë së Fierit, janë në total 21 pasuri të këtij shtetasi dhe familjarëve të tij, që janë sekuestruar me kërkesë të Prokurorisë së Fierit, mes tyre disa apartamente në Durrës dhe Tiranë, dyqane, garazhe dhe kuotat e shoqërisë “Erini-2013” sh.p.k.
Pasuritë e N.Gj. dhe familjarëve të tij e kishin burimin në veprimtarinë kriminale të kryer prej këtij shtetasi.
Njoftimi:
PROKURORIA PRANE GJYKATES SE SHKALLES SE PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM FIER
I dënuar për disa vepra penale, Prokuroria Fier sekuestron mbi 1 milionë euro pasuri të shtetasit N.GJ.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier sekuestroi mbi 1 milionë euro pasuri të shtetasit, N.Gj, dhe familjarëve të tij, i dënuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
Në kuadër të procedimit pasuror nr.5 të vitit 2024, të nisur kryesisht, nga hetimet pasurore u provua se disa prej pasurive në pronësi dhe posedim të shtetasit N.Gj. dhe familjarëve të tij e kishin burimin në veprimtarinë kriminale të kryer prej këtij shtetasi.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier paraqiti në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, kërkesën për sekuestrimin e pasurive së këtyre shtetasve. Më konkretisht sekuestrimin e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë:
1. Pasuri e llojit “njësi”, me sipërfaqe 100 m2, ndodhur në objektin “Godinë banimi e shërbimi 2-7-10 kate me garazh (nën tokë)-kati përdhe dyqane”, Durrës;
2. Pasuri e llojit “aparatament”, me sipërfaqe 60,5m2, Plazh/13, Durrës;
3. Pasuri e llojit “aparatament”, me sipërfaqe 62m2, Plazh/13, Durrës;
4. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 91,6m2, Plazh/13, Durrës;
5. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 71,2m2, Plazh/13, Durrës;
6. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 70m2, Plazh/13, Durrës;
7. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 88,5m2, Plazh/13, Durrës;
8. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 76,8m2, Plazh/13, Durrës;
9. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 76m2, Plazh/13, Durrës;
10. Pasuri e llojit “njësi”, me sipërfaqe 165m2, Plazh/13, Durrës;
11. Pasuri e llojit “njësi”, sipërfaqe 60m2, Plazh/13, Durrës;
12. Pasuri e llojit “apartament”, me nr.27, me sipërfaqe 75.7 m2, Tiranë;
13. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 103.2 m2, Tiranë;
14. Pasuri e llojit “apartament”, me nr.44, me sipërfaqe 80.6 m2; Tiranë;
15. Pasuri e llojit “garazh”, me nr. 12, me sipërfaqe 40,3 m2, Tiranë;
16. Pasuri e llojit “garazh”, me nr. 13, , Tiranë;
17. Pasuri e llojit “apartament”, me nr.5/449+2-15, me sipërfaqe 68,85m2, Tiranë;
18. Pasuri e llojit “ndërtesë”, me nr.6/319/ND, me sipërfaqe 115.8 m2, Tiranë.
19. Pasuri e llojit “apartament”, me nr.3/138+1-2, me sipërfaqe 83,1m2, , Tiranë.
21. Kuotat e shoqërisë “Erini-2013” sh.p.k.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtari kriminale.