Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka firmosur disa urdhra për shkarkime dhe emërime të drejtuesve të policisë.
Pas Lezhës, ku u shkarkua kreu i Komisaritit të Mirditës, shefi i krimeve dhe ai i rendit, ndryshime ka patur edhe në rrethe të tjera.
Në Fier është shkarkuar nga detyra e zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimeve, Artur Shira, dhe është emëruar në këtë detyrë komisar, Arjan Hasani.
Në Berat, është emëruar në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë kryekomisar Ermir Gërxhani.
Në Pogradec, është emëruar në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë komisar Elton Halili.