Pas flakës në Kryeministri dhe selinë e PS-së, protestuesit nisen drejt Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Brendshme

Pas përplasjeve të dhunshme me efektivët e policisë afër Kryeministrisë, ku u hodhën disa molotovë, protestuesit u nisën drjet selisë së Partisë Socialiste.

Aty nuk pati përplasje fizike, por një “rrebesh molotovësh” në drejtim të selisë rozë, duke djegur edhe banderolën e madhe me foton e Edi Ramës dhe sloganin “Vetëm Përpara”.

Disa prej molotovëve rrezikuan dhe jetën e efektivëve dhe gazetarëve për shkak se shpërthyen shumë afër tyre, por fatmirësisht deri më tani nuk është raportuar për asnjë të lënduar.

Tani protestuesit janë nisur drejt Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Brendshme, ku pritet edhe aty të ketë hedhje të molotovëve në drejtim të këtyre institucioneve.