Partia Mundësia ka dorëzuar dje listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, ku shihet një ndërthurje emrash të njohur dhe të rinj që synojnë të jenë pjesë e politikës aktive në vendin tonë.
Me një vizion dhe program të qartë për qeverisjen e vendit, Partia Mundësia ka synimin të formojë të paktën një grup parlamentar, duke shpresuar të fitojë besimin e qytetarëve që kanë shprehur mbështetje të madhe që prej themelimit të saj.
Në Tiranë listën e udhëheq kreu i kësaj force, Agron Shehaj, deputet i Kuvendit prej dy mandatesh dhe një nga kandidatët më të votuar në zgjedhjet e vitit 2021.
I dyti në listë është studiuesi Erald Kapri, i cili kandidon për herë të parë si deputet, pasi ka marrë mbështetjen e madhe të bazës së Partisë Mundësia.
E treta është Barbara Doda, me profesion arkitekte, por shumë e angazhuar politikisht në qarkun e Tiranës, ku është edhe koordinatore e Partisë Mundësia.

Në Fier, në krye të listës së Partisë Mundësia është Frida Mavriqi, e cila vjen nga fusha e gazetarisë për të kandiduar në qytetin e lindjes. Ajo kërkon votën e qytetarëve për t’i përfaqësuar denjësisht në Kuvend, pasi vitet e fundit ata kanë votuar kandidatë që kanë menduar më shumë për karrigen e tyre se sa për problemet e qytetarëve.

Në Vlorë, Klodian Xhyheri udhëheq listën e Partisë Mundësia me besimin se do të arrijë të shkëpusë një mandat nga dy partitë e mëdha.

Lista e plotë e kandidatëve të Partisë Mundësia: