Parlamenti “zien” për inceneratorët dhe studentët, Rama reagon i shqetësuar për veriun e Kosovës

Ndërkohë që parlamenti “zien” me debatet për inceneratorët, ligjin për studentët e mjekësisë dhe ligjin që lejon Skënder Gjinushin në kryet ë Akademisë së Shkencave, kryeministri Edi Rama është i zënë duke reaguar me zhvillimet në veri të Kosovës.

Opozita ka kërkuar që sot ai të bënte interpelancë për inceneratorët, duke qenë se Arben Ahmetaj është larguar nga Shqipëria, por Rama poston në Tëitter për Kosovën.

Kryeministri nënvizon në reagimin e tij se BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar sa më parë zbtimin e Marrëveshjes Themelore të arritur mes Kosovës dhe Serbisë.Rama shkruan se Kosova veriore nuk duhet të kthehet në një Donbas të vogël, ndaj sipas tij duhet vepruar sa nuk është vonë.

“BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore. Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të lejojmë që as Kosova Veriore, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës vendore është i paqartë, të bëhet një Donbas i vogël nga ngritja e nxitur nga Rusia dhe as Dialogu të bëhet një lojë fajësimi të Ballkanit të Vjetër, nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të! Diskutimet janë të mira, por ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë tepër vonë”, shkruan Rama në Tëitter.