Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për dosjen e AKSHI-t, teksa ka vendosur në arrest shtëpi ish-drejtuesen Mirlinda Karçanaj, teksa janë ende në arrati biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.
Sot, vartësja e këtij të fundit, Xhenila Tamizi, është thirrur në SPAK, pasi dyshohet se biznesmeni ka vendosur në emër të saj një jaht luksoz.
Jahti i ankoruar në Portin e Durrësit është bllokuar nga SPAK në pritje të përfundimit të verifikimeve dhe procedurave ligjore.
SPAK po heton pasuritë e biznesmenit, dhe vendosja e jahtit në emër të vartëses së tij, mendohet të ketë bërë për fshehjen e pasurisë nga Ermal Beqiri.