Gjykata e Posaçme ka dënuar me dy vite burg avokatin Alban Bengasi, i cili pagoi 120 mijë euro të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani për të vrarë ish-gruan e tij, Blerta Ruçi.
Me gjykim të shkurtuar, Bengasi u dënua përfundimisht 1.4 vite burg ndërsa SPAK kishte kërkuar dënimin e tij me 4.4 vite burg.
Alban Bengasi, akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, në dëm të ish-bashkëshortes së tij Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Gjithçka u zbulua pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ka thënë se Bengasi i kishte premtuar një pagesë prej 120 mijë eurosh për eliminimin fizik të bashkëshortes së avokatit.
Bengasi u arrestua në shtator 2023 në aeroportin e Rinasit, pasi u kthye nga Dubai ku qëndronte prej 16 muajsh në arrati.